Taksa

Nga Shkodra në Gjirokastër, çmimi i ujit do të rritet për 12 bashki vitin tjetër

Nga Gazeta ‘SI’ – Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e çmimit për dy bashki të tjera dhe për 12 bashki.

Konkretisht, nga 1 janar i 2025, në Shkodër dhe Vaun e Dejës, çmimi i ujit do të kushtojë 37.5% më shumë, 55 lekë për m3. Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër sh.a ka në mbulim dhe Pukën, Fushë Arrzin dhe Malësinë e Madhe ku tarifa e re e ujit do të jetë 40 lekë/m3.

Për biznese çmimi mbetet i njëjtë.

Edhe në Gjirokastër do të ketë rritje të çmimit të ujit, sipas vendimeve të ERRU.

Konkretisht familjet e Gjirokastrës do të paguajnë një çmim 8.6% më të lartë në raport me çmimin aktual. Sot m3 ujë paguhet 46 lekë ndërsa me çmimin e ri 50 lekë m3. Në Përmet rritja llogaritet në 25% ku nga 40 lekë do të paguajnë 50 lekë m3 ujë.

Në Tepelenë rritja llogaritet në 51.5% dhe po kaq edhe në Memaliaj. Në Këlcyrë rritja është 35% ku ka një rishikim çmimi edhe për institucionet publike me një rritje 20 lekë për m3 ujë në raport me çmimin aktual.

Rritja çmimi do të ketë edhe në zonën e Dropullit dhe Libohovës.

Pak muaj më parë ERRU miratoi rritjen e çmimit të Vlorës, Mirditës, Lezhës, Kurbinit dhe Fierit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë