Ka ndodhur

Nga Shkodra drejt Tiranës me 40 kg drogë, kapen 3 të rinj në Lezhë

Gazeta Si – Një sasi prej 40 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar në Lezhë në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”.

Policia sqaroi se kanë arrestuar tre persona, ndërsa transportonin lëndën narkotike në aksin rrugor Shkodër – Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin tip “Renault” me të cilin dyshohej se po transportohej lënda narkotike, ku janë gjetur 3 thasë me cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.

Dhe në kuadër të këtij operacioni mësohet se shtetasit e arrestuar janë: Ergys Markja 32 vjeç, Dorjan Salla 36 vjeç dhe Artur Demiri 37 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga 32-vjeçari po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza. 

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 4 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë