Futboll

Nga Shevçenko te Zaneti, Milan-Inter një derbi i mbushur me rekorde

Gazeta Si – Që prej kohës kur është luajtur sfida e parë në histori, më 10 janar 1909 (Milan-Inter 3-2) derbi i Madoninës vazhdon të ndezë kampionatin italian. Janë plot 174 derbi në Serinë A, 228 në total, të karakterizuar gjithmonë nga emocione të forta dhe kampionë të mëdhenj.

Ky derbi kuqezikaltër është i mbushur me rekorde. Protagonistë të ndryshëm ndër vite kanë lënë shenjën e tyre në këtë ndeshje të madhe, ndaj dhe kujtohen edhe sot, në derbin e radhës. Ja disa prej këtyre rekordeve:

Paolo Maldini, ish-kapiteni i Milanit. Gazeta Si, 5 shkurt 2022

Lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje derbi është Paolo Maldini. Ish-mbrojtësi i Milanit, sot drejtues në klubin kuqezi, numëron 53 derbi të luajtur. Në krahun tjetër, interisti me më shumë derbi është argjentinasi Havier Zaneti, i cili e ka luajtur 45 herë gjatë karrierës këtë ndeshje.

Ndeshja me më shumë gola është Inter-Milan e 6 nëntorit 1949, që ka përfunduar me rezultatin 6-5, pra me 11 gola të shënuar.

Shënuesi më i mirë në derbin e Madoninës është ukrainasi Andrij Shevçenko, me 14 gola, kurse shënuesi më i mirë tek Interi në derbi është Xhuzepe Meaca, me 12 gola. Ai që ka shënuar më shumë gola në një derbi të vetëm është milanisti Zhoze Altafini, me 4 gola. Shënuesit më të mirë të Interit në një derbi të vetëm janë Ikardi, Milito, Nyers, Amedei dhe Kapra, të gjithë me nga 3 gola.

Sandro Macola, ish-lojtar i Interit. Gazeta Si, 5 shkurt 2022

Rekordin e golit më të shpejtë të realizuar në një derbi e mban Sandro Macola, i cili e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm pas 13 sekondash. Golin më të shpejtë për Milanin në derbi e ka shënuar braziliani Aleksandre Pato, pas 43 sekondash.

Goli më i vonë në derbin Milan Inter mban firmën e kolumbianit Kristian Zapata, në minutën e 97-të, kurse për Interin, goli më i vonë ka për autor brazilianin Adriano, në minutën e 93-të.

Fitorja më e thellë në një derbi është Inter-Milan, 0-6, në vitin 2001. Fitorja më e thellë e Interit në një derbi është Milan-Inter, 0-5, e vitit 1910.

Derbi i fitores 0-6 te Milanit. Gazeta Si, 5 shkurt 2022

Golashëneusi më i mirë me të dyja skuadrat është Zllatan Ibrahimoviç, i cili vazhdon të luajë me Milanin, por sot do të mungojë për shkak dëmtimi. Më shumë kampionate, kupa kmpionësh dhe interkontinetale me të dyja skuadrat ka luajrur Saul Malatrasi.

Në derbin me më shumë të ardhura në histori janë arkëtuar 5.874.716 milionë euro dhe kjo ka ndodhur më 17 mars të vitit 2019.

Derbi me te ardhurat me te medha. Gazeta Si, 5 shkurt 2022

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë