“Babai i tij Xhevahiri e rriti atë duke e ushqyer me video të Ronaldos fenomenit, ndërsa nëna e tij e shoqëronte çdo ditë në qendrën sportive të Chelsea në Surrey. Nëse Armando Broja një ditë do të jetë në gjendje që të përsëris një pjesë të magjive që bënte idhulli I tij i futbollit ose të përsërisë suksesin e një farë Didier Droga te Chelsea, merita i takon këmbënguljes së prindërve. Vijnë nga Shqipëria dhe u transferuan në Londër për arsye pune, ku Armando i vogël filloi të kultivonte pasionin për futbollin dhe Chelsea. Tashmë Broja mburret me 5 golat e shënuara në këtë fillim sezonit, duke fituar edhe ftesën e Shqipërisë’’- e nis shkrimin e mirënjohura “Calciomercato, e cila i ka dedikuar një artikull talentit të kombëtares.

Armando Broja është duke bërë jehonë të madhe në mediat më prestigjioze të Europës falë statistikave mbresëlënëse te Vitese dhe faktit që kartoni i përket një ekipi si Chelsea. Në këtë sezon sulmuesi shqiptar ka arritur që të shënojë 5 gola duke fituar vendin e titullarit te ekipi holandez që ka një nga nisjet më të mira në histori, duke mbajtur vendin e dytë pas Ajaksit.

‘’Nën kontratë me Chelsea deri në vitin 2022, ëndrra e tij është të kthehet dhe të vendoset në Premier League, ndoshta nën urdhrat e Lampard. Dhe sigurisht, duke u përpjekur që të vjedh disa sekrete më tepër nga fenomeni Ronaldo në Youtube”, përfundon artikulli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




