Ka ndodhur

Nga Qerreti drejt Durrësit për të shitur kanabis, kapen 3 persona

Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në zonën e Qerretit, pasi iu është gjetur një sasi lënde narkotike në mjetin me të cilin udhëtonin.

Policia ka arrestuar: Marsid Buja, 35 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

Muhamet Balla, 55 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; Pashk Lala, 57 vjeç, banues në Jubë, i dënuar më parë për vjedhje.

Sipas policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Qerret, Durrës, duke transportuar me automjet, rreth 7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë