Politike

Nga protesta, mandati i deputetit tek zgjedhja e drejtuesve politik, Berisha ‘mbledh’ kryesinë

Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë, pasi Sali Berisha mori vulën dhe logon pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Sipas burimeve do të diskutohen emrat e drejtuesve politikë, po ashtu edhe një protestë e mundshme që mund të mbahet në muajin korrik.

Për protestën pritet që të merret një vendim final në mbledhjen e kryesisë pasi muaji Korrik përkon edhe me kohë pushimesh.

Protesta planifikohet paraprakisht të zhvillohet edhe për debatin e afërm që pritet të përfshijë Kuvendin nëse duhet t’i hiqet mandati i deputetit Sali Berishës. Pala e Berishës pretendon që jo pasi nuk jemi në kushtet e parashikuara, por mazhoranca pritet të shfrytëzojë nenin kushtetues që lidhet me mungesën prej 6 muajsh të Berishës në Kuvend  

Ashtu si edhe herët e tjera, Berisha pritet ta drejtoje mbledhjen e kryesisë online, pasi prej muajit dhjetor, ai ndodhet në arrest shtëpie  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë