Gazeta Si – Silvinjo dhe skuadra, edhe pse të gjithë e kanë mendjen te festa, do të jenë seriozë edhe në këtë 90-minutësh të fundit. Kuqezinjtë kërkojnë vendin e parë në grup, që e sigurojnë edhe me barazim, por ata do të luajnë për fitore para më shumë se 20 mijë tifozëve.
Sigurisht që do të ketë ndryshime në formacion. Objektivi primar është arritur dhe trajneri Silvinjo kërkon t’i kënaqë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion. Në fushë pritet të zbresin sot shumë nga linjat e dyta, nga porta në sulm.
Strakosha pritet të marrë vendin e Berishës në kuadratin e portës. Balliu po ashtu do të pozicionohet në të djathtë, në vend të Hysajt, ndërsa pjesa tjetër e mbrojtjes pritet të jetë si në Moldavi, me Gjimshitin, Ismajlin dhe Mitajn.
Bare do të marrë një fanellë titullari në mesfushë, përkrah Ramadanit. Muçi, me shumë mundësi, do të zëvendësojë Bajramin mbrëmjen e sotme, ashtu si Uzuni në ta majtë për Seferin dhe Daku në majë të sulmit për Cikalleshin. Asani mendohet sërish titullar.
Në pjesën e dytë sigurisht që do të ketë vend për ata lojtarë që kanë pasur pak hapësirë deri tani.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Strakosha
Balliu Ismajli Gjimshiti Mitaj
Bare Ramadani
Asani Muçi Uzuni
Daku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.