Politike

Nga Policia tek Ushtria, Ardi Veliu emërohet administrator i shoqërisë së prodhimit të armëve ‘KAYO’

Nga Gazeta 'SI' - Pas përvojës së tij në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu do të menaxhojë industrinë e Armëve.

Veliu është emëruar si administrator i kompanisë shtetërore KAYO, që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve në Shqipëri.

KAYO, që është nën juridiksionin e ministrisë së Mbrojtjes ka një buxhet fillestar prej 3 mln eurosh dhe ka të drejtën e lidhjes së marrëveshjeve me subjektet private.

Ligji nxiti një debat politik, ku përveç opozitës edhe mazhoranca shfaqi shqetësimet e saj. Socialisti Erion Braçe i kërkoi garanci ministrisë së Mbrojtjes, për të shmangur një “Gërdec” të dytë.

KAYO është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si shoqëri aksionare me një kapital 150 mln lekë.

Ardi Veliu ka rimarrë detyrën një vit nga dorëheqja e tij si drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Më herët ai ka shërbyer si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë