Futboll

Nga përqafimet te pështyrja, Bundesliga rifillon me rregulla të reja

Përqafimet, shtrëngimet e duarve gjithashtu madje edhe… pështyrja janë të ndaluara. Këto janë disa nga normat e reja të higjienës – raportuar nga media gjermane – të përfshira në rregulloren prej 35 faqesh, që lojtarët dhe Bundesliga dhe Bundesliga 2 duhet të respektojnë duke filluar nga e shtuna e 16 majit, kur të kthehen në fushë me dyer të mbyllura pas ndalesës së gjatë për shkak të emergjencës Koronavirus. Fundi i sezonit është parashikuar për në 27/28 qershor.

Drita e gjelbër për rifillimin e kampionateve të Bundesliga dhe Bundesliga 2 ka ardhur direkt nga Qeveria gjermane në 6 maj dhe më pas nga Deutsche Fussball Liga (organi që mbikëqyr futbollin profesionist) mbërriti komunikimi zyrtar se në 16 maj do të jetë dita e rinisjes. Asnjë ndryshim programi, edhe përballë dy rasteve pozitiviteti tek Dinamo Dresden dhe karantinës pasuese 14-ditore të ekipit.

Protokolli i mjekësor parashikon edhe teste vullnetare për familjet e futbollistëve. Liga e Futbollit shpjegon se testet e kryera në ditët e kaluara kanë patur qëllim të japin siguri dhe të mbrojnë lojtarët sa më shumë të jetë e mundur gjatë stërvitjeve të skuadrës ose gjatë ndeshjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë