Mazhoranca i është drejtuar Sekretariatit të Etikës me një kërkesë ku kërkoi fillimisht masë disiplinore për 5 deputetë të PD së Rithemelimit, nisur nga seanca e fundit e të enjtes ku punimet filluan me debat dhe përplasje me Gardën dhe kryetaren e Kuvendit për rreth një orë
Në listë ishin emrat e deputetëve Flamur Noka, Gazment Bardhi, Edi Paloka, Ervin Salianji dhe Luan Baçi.
Por Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh ditën e sotme ora 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe vendosi mase disiplinore me përjashtim 10 ditor vetem per deputetin Flamur Noka
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.