Sociale

Nga 1 nëntori, rritet çmimi i biletës për dy linja urbani dhe abonetë në Kamëz

Nga Gazeta Si- Nga e shtuna e 1 nëntorit, qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë dhe ato të Paskuqan-Tiranë do të paguajnë më shumë për biletën e autobusit si dhe për abonentë për këto linja.

Këshilli bashkiak i Kamzës ka miratuar vendimin për një rritje prej 10 lekësh për çmimin e biletës.

Kështu, qytetarët që përdorin linjat Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tirane do të paguajnë 50 lekë për bilete nga 40 lekë që është aktualisht. Rritje çmimi do të ketë edhe për abonetë e këtyre linjave.

Abonetë për këto dy linja do të rriten në 1400 lekë, nga 1200 që ishte deri më tani.

Kërkesa është dorëzuar nga operatori i linjës që ka depozituar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, sipas tyre, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë