Futboll

Nga Milano në Paris, për një vend në Mynih

Inter dhe Barcelona do ta nisin sërish nga e para ndërsa Paris Saint-Germain ka një avantazh të lehtë ndaj miqve të Arsenal në ½ finalet e kthimit të UEFA Champions League. Inter do të provojë të shfrytëzojë maksimalisht avantazhin e fushës ndaj  Barcelona-s. Ndërsa parizienët duan ta nisin aty ku e lanë një javë më parë në Londër. Barcelona ka humbur 4 transfertat e fundit në raundin ½ final. Katalanasit kanë fituar vetëm dy herë larg “Camp Nou”-t në 15 ndeshje, 2 barazime e 11 humbje plotësojnë serinë. “Topçinjtë” nuk e kanë përmbysur asnjëherë humbjen e pësuar në shtëpi në ndeshjen e parë në Evropë. Në total janë eleminuar në 5 raste – e fundit në rradhë nga Barcelona në 2015/16.

Formacionet e mundshme:
Inter: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Dimarco; Taremi, Thuram
Barcelona: Szczęsny; Eric García, Ronald Araújo, Cubarsí, Iñigo Martínez; De Jong, Pedri; Yamal, Olmo, Raphinha; Ferran Torres

Paris SG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia
Arsenal: Raya; White, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly; Ødegaard, Partey; Rice; Saka, Trossard, Martinelli


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë