Drejtësia

Nga Londra në Kukës, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Gazeta Si – Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt, i arrestuar në Londër të Britanisë së Madhe për akuzat “trafikut të drogës” dhe “pastrimit të parave”.

Më datë 06.09.2013 në makinën e tij, janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64.450 paund, të cilat dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Pas masës së sekuestrimit të mëparshëm ndaj pasurive të tij, Prokuroria ka konfiskuar edhe pasuritë e familjarëve të tij, konkretisht:

-një pasuri të llojit “njësi” me sipërfaqe 100 m²;

-një pasuri truall me sipërfaqe 64 m² dhe një ndërtesë po me 64 m²;

-si dhe një pasuri tjetër me sipërfaqe 30 m².

Ky vendim vjen si pjesë e masave të ndërmarra nga drejtësia shqiptare për goditjen e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Fatjon Dautaj u bë i njohur për publikun, kur shkelmoi një prej dyerve të selisë së Partisë Demokratike gjatë përplasjeve mes dy grupimeve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në vitin 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë