Analize

Nga “kukull” në “burrë shteti”!

Një vit më parë askush nuk kishte dëgjuar të flitej për të, por sot, i ashtuquajturi "kryeministri kukull” është kthyer në njeriun më të fuqishëm në Italinë fqinje.

Me marrjen e bekimit nga parlamenti për formimin e qeverisë së tij të dytë, Kryeministri italian Giuseppe Conte ka përfunduar me sukses një manovër e cila është e pashembullt në historinë e Republikës Italiane. Ai do të qëndrojë si kryeministër për një mandat te dytë, në krye të një mazhorance krejtësisht të ndryshme qeveritare.

Kjo situatë e çuditshme ka ardhur pas rënies së qeverisë populiste të Lëvizjes Pesë Yjet dhe Lega Nord, pas më shumë se një viti pasi erdhi në pushtet.

Kur Matteo Salvini kërkoi prishjen e këtij koalicioni të gjithë menduan se do të kishte zgjedhje të parakohshme. Kjo ishte një mundësi e artë për Salvinin pasi sondazhet sugjerojin se partia e tij do të dilte fitimtare, duke bërë të mundur që ai të formonte një qeveri të ekstremit të djathtë me partinë Vëllezërit e Italisë.

Por, për të njëjtën arsye, Lëvizja Pesë Yjet dhe partia kryesore e opozitës, ajo Demokratike, ishin të dëshpëruar për të ndaluar planet e Salvinin. Nën mbikëqyrjen e Contes, ata filluan bisedimet për të formuar një qeveri alternative. Falë këmbënguljes, qetësisë dhe tolerancës, Conte bëri të mundur formimin e koalicionit, për të udhëhequr më pas bisedimet rreth programit të qeverisë dhe shpërndarjes së ministrive.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, Gazeta Si, 10 shtator 2019

Conte duket se ka fituar terren jo vetëm falë rrethanave, por dhe dobësisë relative të të dyja palëve. Si Pesë Yjet ashtu edhe PD janë më të përçara se kurrë, por janë të vetëdijshme se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme mund të jetë fatkeqësi. Bashkëpunimi nuk ishte zgjedhja më e mirë, por opsioni i vetë për të ndaluar Salvini.

I njëjti burrë, kryeministër i ndryshëm

Si rezultat, Conte doli nga një derë me një qeveri populiste të mbështetur nga e djathta dhe hyri në një derë kur e priste një qeveri e majtë.

Në proces, jo vetëm qeveria, por edhe ai vetë ka pësuar një transformim të jashtëzakoshëm. Conte u cilësua publikisht si një “kryeministër kukull” gjatë administratës së mëparshme. Detyra e tij ishte të ruante imazhin e një qeverie të bashkuar, pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme midis dy partive.

Tani, sidoqoftë, Conte është duke shfrytëzuar situatën e re dhe duke e prezantuar veten si burrë shteti, mbi të gjitha partitë politike. Kryeministri “kukull” i tregoi të gjithëve se ishte i aftë që të formonte një qeveri të re, pavarësisht stuhisë politike ku gjendej vendi fqinj.

Duke dëgjuar vizionin e tij për qeverinë e re, të cilin e cilëson euro-atlantike dhe besnike ndaj parimeve të kushtetutës italiane, është e lehtë të harrohet që vetëm disa javë më parë ai ishte kryeministri i një qeverie populiste që akuzohej rregullisht se minonte pikërisht këto baza.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, Gazeta Si, 10 shtator 2010

Conte ka arritur të marrë edhe bekimin e politikanëve ndërkombëtarë. Presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Leyden kanë shprehur shpresën se Conte do të ketë sukses.

Roli i ri Contes është bërë tashmë i qartë me mënyrën që si po formon qeverinë e tij të re. Me qeverinë e tij të parë ai ishte thjesht se një ndërmjetës midis dy partive që “përplasin vazhdimisht brirët”. Por këtë herë, ai e ka bërë të qartë qëllimin e tij për të udhëhequr një qeveri të tijën. Kjo nënkupton se ministrat e rinj, përvec PD-së dhe Pesë Yjeve, do të duhet t’i qendrojnë besnikë edhe ndaj Contes.

Për momentin, të dyja partitë nuk janë në pozicione për të bërë rezistencë. Por strategjia e Contes mund të jetë një problem dhe mund të ketë pasoja të dëmshme për Lëvizjen Pesë Yjet dhe demokratët. Pavarësia e tij e fortë nga të dyja partitë mund të shkatërrojë imazhin e Pesë Yjeve dhe të PD-së. Për më tepër afrimi i tepër PD-Pesë Yjet mund të jetë katastrofik për këtë të dytën.

Kjo lëvizje u themelua në idenë se është krejtësisht e ndryshme nga rryma. Pesë Yjet supozohet të jetë një lëvizje anti-estabilishmentit, anti-politike, diçka që shumë prej anëtarëve të saj nuk e kanë harruar, por megjithatë Di Maio po formon një qeveri me një parti kryesore dhe është përplasur mbi ministritë.

Luigi Di Maio dhe Kryeministri italian Giuseppe Conte, Gazeta Si, 10 shtator 2019

Për demokratët, përpjekja e Conte për të luajtur rolin e “burrit të shtetit” është edhe më e patolerueshme. Ata e shohin atë si pjesë të Lëvizjes Pesë Yje dhe veten e tyre si “shpëtimtarët” e kombit.

Shumë anëtarë të partisë nuk do ta harrojnë Nicola Zingaretti, kreun e demokratëve, qe premtonte vetëm gjashtë muaj më parë se ai nuk do të krijonte kurrë një koalicion me Pesë Yjet. Ka qenë këmbëngulja e ish-kryeministrit Matteo Renzi ajo që e ka cuar PD-në drejt në një koalicioni të tillë dhe për këtë të fundit, nëse Italia ka tanimë një burrë shtetit, duhet të jetë ai, dhe jo një profesor i panjohur si Conte.

Por loja që që po luhet tani është shumë më tepër sesa formimi i një qeverie të re. Conte duket se është duke testuar rrethanat e reja politike, në mënyrë që të mund të hapë rrugën drejt krijimit të një force të tijën politike, pasi siç është bërë e qartë gjatë muajve të kaluar, ai nuk i përket as Pesë Yjeve, as PD-së dhe as Legës.

Tërheqja e parakohshme e Salvinit nga koalicionit populist jo vetëm që e la mënjanë dhe u paraqiti demokratëve një mundësi për t’u ngjitur në pushtet, por gjithashtu nxori një lojtar të ri dhe të papritur në tavolinat e pushtetit të politikës italiane: Giuseppe Conte, njeriun më të fuqishëm të Italisë, të paktën për momentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë