Kuvendi do të mblidhet sot jashtë radhe për çështje kuorumi. Deputetët priten të nisen që nesër drejt Gjermanisë për të parë hapjen e Europianit me tej ndeshjen Shqipëri-Itali që pritet të mbahet të shtunën.
Javës tjetër Kuvendi nuk ka parashikuar asgjë në axhendë parlamentare.
I gjithë debati pritet të zhvillohet sot duke filluar nga kërkesa për interpelancë nga Sali Berisha (i cili ndodhet ne arrest shtëpiak) ndaj kryeministrit Rama duke e akuzuar se familjare të tij kanë përfituar tendera e deri tek një projektligj i përfshire në axhendë që lidhet me rritjen e pagave të anëtarëve të gjykatës Kushtetueses për kalimin e së cilës nevojiten 84 vota.
Lindita Nikolla nuk e ka përfshire ne rend dite kërkesën për interpelance ndërsa për pikën tjetër nevojiten vota nga opozita. Paraprakisht mbështetje për këtë draft ka dhënë Basha, ndërsa Berisha në anën tjetër e ka kundërshtuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



