Ka ndodhur

Nga Kakavija në Tiranë me 7 emigrantë, kapet i riu nga Bangladeshi

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar në Kakavijë, pasi u kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Policia thotë se S.I., u kap në afërsi të fshatit Grapsh, duke ndihmuar shtatë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

 Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë