Politike

Nga ish-ATSH tek Tatimet / PD e Rithemelimit: Rama, me vendim do japë për kulla 5 institucionet shtetërore

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari denoncoi nga selia blu se kryeministri Edi Rama ka synim që të kthejë vendndodhjen e 5 godinave shtetërore në kulla.

“Me vendimin, numër 328, të datës 29 maj, janë hapur dyert për një shtim masiv të kullave në Tiranë.

Tani që lulishtet e hapësirat publike janë mbaruar, është gjetur një rrugë tjetër për ngrehinat miliona euroshe. Godinat shtetërore do ti jepen privatit. Këto ambiente, këto prona, që janë në zona të lakmuara në Tiranë, do t’i dorëzohen miqve të Kryeministrit për të bërë kulla.

Duke nisur nga vendet më të shtrenjta të kryeqytetit pranë parkut të Liqenit, si zyrat e Kadastrës, te komuna e Parisit apo në rrethinat e preferuara të Tiranës.

Pronat e para që do të futen në pazar me ndërtuesit janë Drejtoria e Tatimeve pranë Stadiumit Dinamo, Instituti i Studimeve Teknologjike, Autoriteti i Aviacionit Civil, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, ish ATSH-ja.

Këto janë vetëm disa nga godinat dhe pronat shtetërore. Nuk ka shumë transparencë për këtë aferë të radhës, dhe shumë detaje ende nuk dihen”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë