Nga Gazeta ‘SI’ – Sektorët e biznesit në vend po përballen me një cikël rënie në aktivitetin e tyre.
Sipas INSTAT, shumica e bizneseve të ndara sipas kategorisë kanë përjetuar rënie ose rritje minimaliste tv aktivitetit të tyre gjatë fundit të 2023-shit.
Prodhimi që përfshin industrinë nxjerrëse dhe përpunuese, përjetoi rënie të aktivitetit me 6.1% në tremujorin e fundit të 2023-shit. Të punësuarit në këto sektorë ranë me 1.3%, ndërsa fondi i pagave u rrit me 8.2%.
Sektori i ndërtimit pati rritje minimaliste të shitjeve me 1% duke frenuar nga rritja masive e 2022-shit. Të punësuarit u rritën me 3.7% dhe fondi i pagave me 14.1% .
Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e katërt 2023 ishin me përmirësimin më të lartë në krahasim me aktivitet e tjera. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 23.2%, dhe indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4%. Fondi i pagave shënoi rritje 23.1%.
Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante tregojnë se shitjet u rritën më pak se fondi i pagave në tremujorin e fundit 2023. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5.4% dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 0.5%. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13.9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.
Aktivitetet e transportit, Magazinimit, Postës shënuan rritje të shitjeve në volum me 5.8% dhe të punonjësve me 4,1%, teksa fondi i pagave shënoi rritje 14,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.
Në fushën e ujësjellësve dhe menaxhimit të mbetjeve pati po ashtu rënie të shitjeve me 8.5% për të njëjtat periudha. Të punësuarit u rritën me 5.3% dhe fondi i pagave me 19.3%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.