Euro 2020

Nga Ibrahimoviç te Dovbik, çfarë janë “sutjenat” e futbollistëve?

I fundit që i ka treguar, është Artem Dovbik, gjatë ndeshjes Suedi-Ukrainë. Sulmuesi ukrainas u fut në fushë në fund dhe shënoi në limit me kokë golin e kualifikimit për në çerekfinale të Euro 2020. Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm, Artemi hoqi fanellën dhe u pa se ai mbante “sutjena”. Nuk është i pari që e bën këtë gjë. Shumë futbollistë e mbajnë këtë lloj veshjeje të veçantë edhe gjatë stërvitjes. Por, për çfarë shërben?

“Sutjenat” që mbajnë futbollistët, të ashtuquajturat “sports bras”, kanë një qëllim të përcaktuar qartë, që nuk ka të bëjë fare me modën. Ato përmbajnë një sistem Gps, që regjistron gjithçka që ndodh dhe gjithçka që futbollisti bën në fushë.

Zllatan Ibrahimoviç. Gazeta Si, 5 korrik 2021

Shkëputje, vrapime, shpejtësi, rrahjet e zemrës, momentet e pauzës. Nëse ke “sutjenat” poshtë fanellës, nuk mund të gënjesh kurrë. Janë të dhëna të rëndësishme për stafin teknik, që mund të ndërhyjë ose jo edhe në përgatitjen fizike të futbollistit që i ka veshur. Forma, që është piëkrisht si ajo e sutjenave, është përshtatur që lojtari të ketë një aksesor komdo poshtë foanellës dhe të mos bezdiset gjatë lojës.

Falë lidhjes satelitore, ky instrument regjistron gjithçka: spostimet, rritjen e shpejtësisë, ndryshimin e drejtimit, numrin e prekjeve të topit, frekuencën kardiake etj. “Sutjenat” janë si një “film” i paraqitjes së futbollistëve. Nga të parët që e ka shfrytëzuar në të kaluarën, ka qenë Zllatan Ibrahimoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë