Kombetarja

Nga Hysaj te Gjimshiti: Paguam rastet e humbura, po të shënonim do ishte ndryshe

Pas ndeshjes kanë folur disa nga protagonistët e fushës, të cilët e kanë vënë theksin te gabimet e bëra në rastin e Uzunit në sulm dhe ato në mbrojtje që sollën golat e anglezëve.

Elseid Hysaj, një nga më të mirët në fushë për skuadrën tonë, ka pohuar se duhej më shumë shpejtësi në mbylljen e zonave. “Ishte e vështirë, por jo aq shumë. Kishim dy raste, nuk mund t’i humbësh ato mundësi, sepse nëse gabon, do të pësosh. Ne po luanim mirë në minutat e para. Anglia nuk kishte shumë mundësi për të shënuar. Duhej të ishim më të shpejtë në mbylljen e hapësirave në krosimet e Anglisë”, – tha Hysaj pas ndeshjes.

Momenti i golit të dytë të Anglisë. Gazeta Si, 28 mars 2021

Berat Gjimshiti, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares, theksoi: “Ishte e vështirë kundër Anglisë, sepse ka lojtarë të nivelit të lartë. Po e përballonim mirë ndeshjen. Në golin e parë të pësuar ishte aftësia e Kejn, pastaj gabimi im në passim te goli i dytë. Nuk i dhamë shumë raste Anglisë, për mua nuk është hera e parë që lauj ndaj sulmuesve si Kejn. Një gabim ndaj tyre e paguan, nëse Uzuni do shënonte, mund të ndryshonte loja. Anglia do të kishte më tepër frikë. Duhet të kemi më shumë vetëbesim”.

Myrto Uzuni, i cili humbi rastin e artë kur rezultati ishte 0-0, u shpreh: “M’u dha mundësia, mund të shënoja dhe mund të merrnim një pikë ndaj Anglisë, që ka lojtarë të mëdhenj. Kur sheh një kundërshtar të tillë, do luash i tërhequr. Ata sulmojnë në zona boshe, prandaj duhej të ishim afër njëri-tjetrit. Anglia ka kualitet në mbrojtje dhe në sulm”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë