Mario Götze është në kërkim të një aventurë të re. Kontrata që e lidh me Borussia Dortmund skadon në 30 qershor, por tashmë dihet që nuk do të rinovohet. Tashmë, ai kërkon një aventurë të re jashtë Gjermanisë. Nuk mendon për Kinën, Emiratet e SHBA, kampionate të pasura ekonomikisht, por jo teknikisht. Për këtë po mundohet të kuptojë se ku mund të luajë sezonin e ardhshëm. Dhe për këtë arsye ndryshoi edhe menaxher: hoqi dorë nga i ati, duke zgjedhur Reza Fazeli, menaxherin e Emre Can. “Vendosa të rifilloj karrierën time – shpjegoi Götze –. Është një moment i rëndësishëm për të ardhmen time e dua të ndaj anën profesionale nga ajo private”.
Götze po vlerëson alternativat që janë në dispozicion të tij. Në të kaluarën ka pasur disa kontakte me Serie A, me ekipe si Inter dhe Roma, por ai kërkon një skuadër ku mund të luajë titullar. Sezonet e fundit të tij nuk kanë qenë ekzaltues, dhe që prej momentit kur në 2014 shënoi golin vendimtar në finalen e Botërorit, presioni e ka ‘’mposhtur’’ atë.
Götze aktualisht merr 10 milionë në vit që, sipas taksave gjermane, janë rreth 6 neto. Shumë. Duke patur parasysh krizën aktuale, gjermani duhet të reduktojë pagën. E fakti, që për momentin nuk është i interesuar të luajë në Amerikë apo Kinë tregon se Mario duhet të bëjë sakrificë financiare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




