Gjirokastra dhe fshatrat minoritare të Dropullit kanë nisur të parët homazhet dhe përshpirtjet në nder të kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, që u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare. Qindra besimtarë priten kortezhin me trupin e kryepeshkopit që në pikën kufitare të Kakavijës ku u mbajtën homazhet dhe lutjet e para.
Më pas kortezhi rrugën për në Gjirokastër ka bërë ndalesa të shkurtra pranë fshatrave minoritarë të Dropullit, ku kishin dalë besimtarë për të shprehur homazhet e tyre.
Më pas një meshë e shkurtër përshpirtje u mbajt në Katedralen Ortodokse në Gjirokastër “Ngjallja e Krishtit”, ku u bënë shërbesat dhe nderimet e rastit.
Pas këtyre ceremonive kortezhi u nis drejt Tiranës, ku rreth orës 16:00 është parashikuar mbërritja në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku do te kryhen homazhe edhe gjatë ditës së mërkurë. Ndërkohë, të enjten është parashikuar ceremonia e varrimit sipas liturgjisë hyjnore.
Në varrim do të marrin pjesë përfaqësi nga të gjithë komunitetet e krishtera dhe jo vetëm.
Do të ketë dhe politikanë dhe figura të mëdha, si përfaqësues ambasadave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.