Analize

Nga Franca tek Ballkani, cilat vende të Europës dështuan me pandeminë?

Tani të gjithë e dinë që pandemia e koronavirusit nuk është thjesht një grip, siç këmbëngulte një presidenti amerikan Donald Trump (derisa u infektua vetë).

Pas shtatë muajsh ndodhemi pikërisht në valën e dytë që të gjithë shpresonim se nuk do të mbërrinte, por e dinim se ishte e pashmangshme. Megjithatë, ndryshe nga një pjesë e mirë e botës, europianët janë bërë më të sofistikuar në mënyrën se si e trajtojnë krizën.

Në ndryshim nga tronditja, tmerri dhe paniku që përfshiu kontinentin e vjetër në mars, Europa duket se po merr frymë më lirisht. Në pjesën më të madhe të vendeve, qytetarët mbajnë maska dhe mbajnë distancë ndërsa bëjnë më të mirën për të jetuar një jetë disi normale.

Përpjekja për të menaxhuar rrezikun duke mbajtur ekonominë larg kolapsit është një sfidë e jashtëzakonshme. Dhe me mbërritjen e valës së dytë, numri i rasteve të reja parashikon një të ardhme të zymtë.

Megjithatë, kjo mund të jetë koha e duhur për të bërë një vlerësim të mënyrës se si ka performuar klasa politike e kontinentit të vjetër deri më tani. Cilat politikanë ngelën në klasë dhe cilët jo.

Italia

Të gjithë e duan dhe u solidarizuan me Italinë. Asnjë vend nuk mishëron mënyrën evropiane të jetës, të paktën në aspektin frymëzues, si vendi i Dantes dhe Ferrari. Kjo është arsyeja pse asnjë qytetarë europian nuk mund të qëndronte i ftohtë përballë skenave të tmerrit nga Bergamo në shkurt. Falë Italisë, pjesa tjetër e Kontinentit kuptoi “thellësinë dhe dimensionin e krizës”, tha muajin e kaluar Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili bëri vizitën e tij të parë të huaj pas shpërthimit të pandemisë në Milano.

Më e rëndësishmja, Italia i tregoi pjesës tjetër të Europës se si të marrë kontrollin. E tronditur nga numri dramatik i të vdekurve në rajonin e Lombardisë, qeveria e Kryeministrit Xhuzepe Kontes u hodh në veprim, duke përdorur fuqinë që ai fitoi përmes dekreteve të emergjencës për të vënë në lëvizje administratën e vendit. Kjo e ndihmoi Italinë të rrafshonte kurbën më shpejt sesa çdokush do të mendonte se ishte e mundur. Konte gjithashtu bëri të mundur krijimin e një fondi bujar europian për rimëkëmbjen nga pandemia, duke luajtur një rol kryesor në bindjen e Merkel për të hequr dorë nga rezistenca e Gjermanisë ndaj lëshimit të borxhit të përbashkët, duke provuar se as kancelarja nuk është imune ndaj hijeshisë italiane.

Dritat e Veriut

Në pothuajse çdo renditje globale të vendit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për cilësinë e jetës, lumturia apo cilësia e arsimit, nordikët janë të parët. Pandemia nuk përbën ndryshim, pasi Norvegjia, Islanda, Finlanda dhe Danimarka e kanë tejkaluar të gjitha pandeminë deri tani. (Që të katër vendet drejtohen nga lidere gra duke bërë shumë të pyesin nëse kjo mund të jetë një rastësi ose jo).

Vendosja e shpejtë e kufizimeve nga vendet nordike në fillimin e krizës ndihmoi në uljen e shkallës së infeksionit, duke lejuar qeverinë të mbajnë shumicën e dyqaneve të hapura dhe më pas të relaksojnë shumicën e kontrolleve gjatë verës. Kjo shpëtoi jetë njerëzish dhe zbehi ndikimin ekonomik. E njëjta ndodhi edhe në vendet fqinje Baltike, të cilat janë “kursyer” nga pandemia, duke pësuar më pak se 220 vdekje. Në të gjithë veriun, testimet në masë dhe gatishmëria e publikut për të respektuar kufizimet kanë qenë çelësi i suksesit.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka fituar vlerësimet më të mëdha për mënyren sesi përballoi pandeminë, pavarësisht përvojës së shkurtër në politikë. Ndërsa Finlanda (dhe pjesa tjetër e rajonit) ka një sërë përparësish natyrore si izolimi gjeografik, kohezioni i fortë shoqëror dhe një popullsi mjaft e vogël, Marin kishte vetëm katër muaj në zyrë kur goditi pandeminë. Rastet me koronavirus në Finlandë, një vend me 5.5 milion, janë rritur kohët e fundit (vetë Marin duhej të linte samitin e Këshillit Evropian këtë javë pasi zbuloi se ishte ekspozuar ndaj virusit), por shkalla e vdekjeve në vend nga virusi (6.34 për 100,000 banorë) mbetet një nga më të ultat e rajonit.

Greqia

Asnjë vend nuk dukej se po e përballonte më mirë pandeminë sesa Greqia. Ekonomia e vendit është ende duke u rikuperuar nga depresioni që pësoi gjatë krizës së borxhit, ajo ka një nga popullatat më të vjetra të Europës, e cila është kaq e prekshme ndaj virusit dhe qytetarët e saj janë të famshëm për refuzimin e tyre kokëfortë për të ndjekur rregullat.

Por kryeministri Qiriako Mitsotakis ua bëri të qartë grekëve u duhej ta merrnin seriozisht pandeminë. Dhe ata dëgjuan, duke u futur në një nga bllokimet më të rrepta të Europës, duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe kishave.

Hapat radikalë, të cilët filluan në mars, e mbajtën virusin nën kontroll, por e vunë ekonominë nën një tension të mëtejshëm. Në fillim të majit, qeveria hoqi kufizimet, duke shpresuar të kursente të paktën një pjesë të sezonit turistik, një burim kryesor i të ardhurave për të gjithë ekonominë. Por kufij të hapur apo jo, turistët ndaluan së shkuari në Greqi. FMN tani parashikon që ekonomia greke të zvogëlohet me 9.5 për qind këtë vit.

Sidoqoftë, qeveria ka arritur të mbajë nën kontroll virusin. Megjithëse rastet janë rritur ndjeshëm javët e fundit, Greqia ka ende një normë më të ulët të vdekjeve në krahasim me vendet e tjera në Europë (4.49 për 100,000). Kjo është edhe më mbresëlënëse duke pasur parasysh se qeverisë i është dashur të merret me raste emergjente në dy fronte të tjera: përplasjet me Turqinë në Mesdheun lindor dhe krizën refugjatëve në ishullin Lesvos.

Zemra e Europës


Në përgjithësi, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore e kanë menaxhuar mirë krizën.

Gjermania shpesh mbahet si modeli më i mirë europian për strategjinë e saj për përballimin e pandemisë, por gjithashtu bëri shumë gabime, duke përfshirë përgjigje fillestare të ngadaltë dhe vendimin e Berlinit për të mbyllur shumicën e kufijve. Struktura e pavarur e qeverisjes federale e vendit, e cila vendos për shëndetin dhe arsimin me 16 shtetet e Gjermanisë, gjithashtu e ka bërë të vështirë për Kancelaren Angela Merkel të imponojë politika mbarëkombëtare. Kjo e ka lënë Gjermaninë me një rregullore që shpesh është më konfuze sesa e dobishme.

Pavarësisht kësaj, thirrjet e vazhdueshme të Merkelit ndaj popullsisë që të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale (e cila vjen natyrshëm për shumicën e gjermanëve) e ka ndihmuar Gjermaninë të shmangë fatin e vendeve të tjera të mëdha, ku pandemia doli jashtë kontrollit.

Austria ishte gjithashtu e ngadaltë në fillimim. Në të vërtetë, shumë në Europë fajësojnë kombin alpin për ndihmën për përhapjen e virusit në të gjithë rajonin duke dështuar të menaxhojnë një shpërthim të madh në vendpushimin e skive në Isro Tirol në shkurt. Por ishte një thirrje zgjimi për Kancelarin Sebastian Kurz. Qeveria e tij vendosi shpejt kufizime të vështira në të gjithë vendin, duke përfshirë mbylljen e qyteteve të tëra, për të vendosur përhapjen e Covid-19 nën kontroll. Kjo strategji funksionoi gjatë verës, megjithëse rastet tani po rriten përsëri. Pavarësisht kësaj, shkalla e vdekjes së Austrisë (10.9 për 100,000) është më e ulët se ajo e Gjermanisë.

Dështimi i Republikës Çeke

Nëse koronavirusi i ka mësuar Evropës një gjë, është se asnjë vend nuk mund ta lejojë veten të “flejë mbi bizele”’. Shembulli kryesor është Republika Çeke. Kryeministri Andrej Babic mund të njihet si “mini-Trumpi” i Europës Qendrore, por përgjigjja fillestare e miliarderit populist çek ndaj pandemisë nuk huazoi shumë nga libri politik i Trump (përveç ndalimit të hershëm të fluturimeve direkte nga Kina më 9 shkurt) .

Republika Çeke ishte vendi i parë në Evropë që vendosi mbajtjen e detyrueshme të maskave, mbylli shkollat dhe mbylli dyqanet jo thelbësore. Ishte gjithashtu e para që lehtësoi kufizimet e bllokimit, duke filluar me hapjen e dyqaneve të vogla në 9 prill. Atëherë filluan telashet.

Babiš më pas la mënjanë arkitektin e reagimit ndaj pandemisë, epidemiologun Roman Prymula. Ndjenja e krenarisë kombëtare që përfshiu vendin në fillim të verës shpejt u kthye në frikë. Kur rastet filluan të rriteshin në fillim të gushtit, qeveria u kap e papërgatitur. Babiç injoroi shenjat paralajmëruese dhe u shqetësua se vendosja e kufizimeve do të zemërojë komunitetin e biznesit kështu që nuk bëri asgjë.

Pasi infeksionet e përditshme tejkaluan nivelin e pranverës së kaluar, ministri i shëndetësisë u përpoq të rivendoste rregullat e veshjes së maskave për dyqanet. Por Babiç vuri veton për kthimin e kufizimeve. Rezultati: rastet u rritën. Një Babiç gjithnjë e më i dëshpëruar u përgjigj duke pushuar nga puna ministrin e shëndetësisë në 21 shtator dhe duke e zëvendësuar atë me Prymula,n epidemiologun të cilin ai e kishte injoruar për muaj me radhë.

Por mund të jetë tepër vonë. Numri i rasteve ditore në vendin prej 10.5 milion kanë shpërthyer gjatë muajit të kaluar. Ditët e fundit, numri i rasteve të reja të përditshme ka thyer një rekord pas tjetrit. Nga afërsisht 150,000 raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë, një e treta janë konfirmuar vetëm javën e fundit.

Les Miserables

Francezët e urrejnë mënyrën se si qeveria e tyre trajtoi krizën e koronavirusit, Në fillim ata ankoheshin se qeveria ishte kapur e papërgatitur, nuk kishte një rezervë maskash ose kapacitetin industrial për të prodhuar tampone. Por edhe kur erdhën maskat, shumë nga francezëve u erdhi në majë të hundës nga mbajtja e tyre dhe ishin të pakënaqur me udhëzimet gjithnjë e më shtrënguese, duke e bërë të detyrueshme veshjen e maskave. Dështimi i qeverisë së Emmanuel Macron për të zbatuar testimin dhe gjurmimin efektiv ose nxjerrjen e udhëzimeve koherente të sigurisë dëmtoi më tej besimin e publikut.

Shtatë muaj pas pandemisë, udhëheqësit francezë vazhdimisht përpiqen të shfajësojnë veten duke cituar se sa i ri dhe i paparashikueshëm është ky virus i ri, kur vendet e tjera duket se janë më pak të hutuara prej tij. Autoritetet gjithashtu shmangën zbatimin e udhëzimeve të rrepta gjatë pushimeve verore, një ritual i shenjtë francez, nga frika e një revolte shoqërore më të keqe se jelekverdhët, por që çoi në shpërthimin e valës së dytë.

Me më shumë se 20,000 raste në ditë, një shifër shumë më e lartë se në Gjermani dhe më shumë se tre herë edhe se Italia, e cila ishte goditur më shumë në pranverë, situata po përkeqësohet shpejt. Macron i tha kombit në mars se ishte “në luftë” me virusin. Aktualisht, duket sikur ai po humbet.

Lufta Civile Spanjolle


Spanja ka dallimin tragjik e të qenit vendi më i goditur nga vala e para dhe e dyta të pandemisë. Kryeministri Pedro Sánchez ndoqi një libër standard pranverën e kaluar, duke zbatuar disa nga kufizimet më të ashpra në kontinent. Por sistemi i pa financuar i kujdesit shëndetësor thjesht nuk mund të përballonte, duke e bërë Spanjën një nga vendet me nivelet më të larta të vdekjes nga koronavirusi në botë nga virusi (72 për 100,000 banoeë).

Fajësoni politikën. Opozita konservatore e Spanjës tërhoqi mbështetjen për masat e bllokimit në qershor, duke lënë 17 shtetet fedrale Spanjës në vendin e shoferit dhe qeverinë në vend të dytë.

Ndërsa Madridi, epiqendra e shpërthimit ka regjistruar më shumë se 560 raste për 100,000 banorë gjatë dy javëve të fundit, duke bërë që qeveria kombëtare të marrë kontrollin dhe të vërë kufizime, rajone që përfshinë Valencian dhe Asturias raportojnë më pak se gjysmën e kësaj shifre.

Në Ballkan situata nën kontroll

Edhe pse të gjjithë i druheshin fuqizimit të pandemisë në rajon, Ballkani arriti ta mbante situatën më në kontroll se shumica e qeverive të BE-së.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë një sërë masash, duke filluar nga mbyllja e kufijve të jashtëm e duke shkuar te kufizimi i lëvizjes së qytetarëve me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Edhe pse mes polemikash e në disa raste edhe kundërshtish, pjesa më e madhe e rregullave të vendosura nga qeveritë janë zbatuar nga qytetarët. Por shpërthimi i valës së dytë dhe parashikimi se sa mund të zgjasë si dhe mungesa e informacioneve në tërësi po e kthen në agoni situatën në rajon.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë vendosur mbajtjen e detyrueshme të maskës, por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralamëruar se duhet të kryhen sa më shumë teste për koronavirusin.
Transparenca po shihet si një problem mjaft i madh në qeveritë e Ballkanit dhe jo vetëm, për sa i përket sasisë së medikamenteve dhe instrumenteve të sistemit shëndetësor për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në fillim të pandemisë, në Shqipëri opozita tha se mjekët po përdornin maska kirurgjikale të skaduara prej vitit 2011. Shtatë muaj më vonë, as Shqipëria dhe as vendet e Ballkanit nuk vuajnë nga mungesa e maskave, por mungesa e shtretërve apo pajisjeve respiratore është ende një problem.
Gjithashtu, deri më tani, përveç Kosovë asnjë nga vendet e tjera nuk ka të planifikuar blerjen e testeve që japin rezultate në kohë të shkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë