Ndërkohë që Formula 1 është zhvendosur në Montreal për “Canadian Grand Prix”, disa emra familjarë nga F1 do të konkurojnë në “2025 24 Hours of Le Mans” që do të zhvillohet mes kësaj të shtune dhe të diele. Eventi i famshëm i rezistencës ka qënë dëshmitar i sukseseve të rëndësishme të pilotëve që garojnë aktualisht në Formula 1. Nico Hulkenberg triumfoi në bordin e Porsche në vitin 2015 ndërsa Fernando Alonso fitoi në dy edicione rradhazi si pjesë e Toyota-s në 2018 dhe 2019.

Në klasin LMGT3 nuk ka ish pilotë të F1 – por bie në sy Eduardo Barichello, djali i Rubens (shok skuadre i Michael Schumacher te Ferrari), që do të debutojë në Le Mans. Nuk mund të harrojmë Legjendën e Moto GP, Valentino Rossi-n, që do të garojë për të dytën herë. I njohur për sukseset e tij mbi dy rrota, Rossi më herët mori pjesë në një garë me Leëis Hamilton në vitin 2019 dhe testoi për Ferrari-n në vitin 2006. Ndërsa tani ju njohim me ish pilotët e Formula 1 që do garojnë për të fituar “2025 24 Hours of Le Mans”:

– Sebastien Bourdais / Jenson Button – #38 Cadillac Hertz Team Jota
– Kevin Magnussen – #15 BMW M Team WRT
– Mick Schumacher – #36 Alpine Endurance Team
– Robert Kubica – #83 AF Corse
– Paul di Resta / Jean-Eric Vergne – #93 Peugeot Totalenergies
– Felipe Nasr / Pascal Wehrlein – #4 Porsche Penske Motorsport
– Kamui Kobayashi / Nyck de Vries – #7 Toyota Gazoo Racing
– Sebastien Buemi / Brendon Hartley – #8 Toyota Gazoo Racing
– Will Stevens – #12 Cadillac Hertz Team Jota
– Antonio Giovinazzi– #51 Ferrari AF Corse
– Stoffel Vandoorne – #94 Peugeot Totalenergies
– Jack Aitken – #311 Cadillac Whelen
– Andre Lotterer – #18 IDEC Sport
– Pietro Fittipaldi – #22 United Autosports
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.