Treg

Nga e mërkura, tamponi tek privati 30% më lirë

Të gjithë personat që do t'iu lindë nevoja të kryejnë testin PCR ose tamponin për të mësuar nëse janë infektuar të infektuar ose jo me COVID-19, në privat, nga data 18 nëntor (nesër, të mërkurën) do ta përfitojnë me 30 % ulje.

Vendimi është marrë në mënyrë të përbashkët nga “Laboratori i American Hospital Dega2”, “Intermedica Center”, “Genius Lab” dhe “Noval Diagnostic”.

Të katër laboratorët thanë se "vendimmarrja nga të katër klinikat për uljen në 8500 lekë të testit PCR ka ardhur nga ecuria e situatës epidemiologjike në vend, e cila në ditët e fundit është shoqëruar me rritje të numrit të të prekurve me COVID-19 dhe pas kërkesës së përsëritur nga Ministria e Shëndetësisë".

Përsëri edhe çmimi i ulur i tamponit prej klinikave private që e zotërojnë atë, mbetet i shtrenjtë për standartin e jetesës së qytetarëve shqiptarë dhe 2-3 fish më i shtrenjtë se në shtetet e Europës si Itali e Francë.

Vendimmarrja e përbashkët e klinikave të licensuara për të ulur në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë ka gjasa të jetë sërish objekt i Autoritetit të Konkurrencës për marrëveshje të ndaluar.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë