Banka e Shqipërisë ka njoftuar se nga e hëna e 24 janarit ka nisur përdorimi i euros për pagesat në sistemin AIPS, deri në 10.000 euro, ku komisioni të do të jetë deri në 0.2% të vlerës së transferuar dhe dyshemeja jo më shumë se 6 euro.
Sipas Bankës së Shqipërisë, AIPS Euro iu mundëson qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto shumë më të ulët dhe brenda një afati kohor shumë më të shkurtër nga procesi aktual i kryer nëpërmjet bankave korrespondente. Gjithashtu, do të përmirësojë administrimin e euros fizike në Shqipëri dhe promovimin e pagesave elektrike.
Sistemi AIPS i pagesave, Albanian Interbank Payment System, është sistemi i shlyerjes së urdhërpagesave ndërbankare ndërkombëtare dhe transfertat deri në vlerën e 1.500.000 lekë, por që deri javën e shkuar mund të bëheshin vetëm me monedhën Lek.
Banka tregon se ky vendim nxit formalizmin e pagesave në Euro, por edhe duke i dhënë prioritet pagesave në Lekë, të cilat janë më të lira bazuar nga vlerat tavan të vendosura nga BSH, mbështetur në planet për deeuroizimin e pagesave.
“Në mënyrë të tërthortë, ky projekt shoqërohet me një sërë faktorësh që ndikojnë mirëqenien individuale të klientit, të bankës dhe ekonomisë në tërësi. Për vetë faktin që pagesat procesohen brenda vendit, në rast të një pasaktësie në procesimin e pagesës, zgjidhja e problematikës do të jetë shumë më e lehtë krahasuar me procesimin nëpërmjet bankave korrespondente, si dhe do të rregullohet në tërësinë e saj nga kuadri ligjor e rregullativ prudencial i mbrojtjes së konsumatorit, i krijuar nga ligji ‘Për shërbimet e pagesave’”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



