Gazeta Si – Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike. Policia thotë se në pranga ka rënë Fabian Bega nga Durrësi, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
I riu shiste kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Drogën e merrte në Durrës në sasi 500 gramë deri në 2 kilogramë dhe më pas nisej drejt Tiranës.
Këtë sasi e ndante në pjesë më të vogla dhe e shiste në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Mine Peza” dhe në afërsi të zonës së “Zogut të Zi” kundrejt vlerës 80 mijë Lekë te vjetra një dozë.
Lëvizjet nga Durrësi në Tiranë, 31-vjeçari i bënte me transport publik, ndërsa brenda Tiranës lëvizte me këmbë, që të ushtronte aktivitetin e tij pa u pikasur nga shërbimet e policisë.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




