Nga Gazeta Si – Lojtari që ka zhvilluar 26 ndeshje për kombëtaren e Guinesë, përfundoi në vendin e dytë sezonin e kaluar, pas Ademola Lookman (Atalanta).
Edhe këtë herë ai përballet me konkurrencë të fortë teksa synon të ngrejë trofeun për të parën herë.
Serhou Guirassy ka qenë sërish në formë të shkëlqyer këtë sezon, me 4 gola në 6 ndeshje në Bundesliga, si dhe ka shënuar në Kupë dhe UEFA Champions League.
Sezonin e kaluar, 29-vjeçari shënoi 21 gola në kampionat dhe 13 gola në 14 ndeshje në Champions League, duke ndihmuar Dortmundin të arrinte në ¼ finalet e kompeticionit.
Në garë për çmimin e këtij viti – që vlerëson paraqitjet e lojtarëve nga janari deri në tetor 2025 – janë gjithashtu:
– Achraf Hakimi (Paris Saint-Germain & Marok)
– Mohamed Salah (Liverpool & Egjipt)
– Victor Osimhen (Galatasaray & Nigeri)
– Pape Matar Sarr (Tottenham Hotspur & Senegal)
– Iliman Ndiaye (Everton & Senegal)
– André-Frank Zambo Anguissa (Napoli & Kamerun)
– Denis Bouanga (Los Angeles FC & Gabon)
– Fiston Mayele (Pyramids & RD Kongo)
– Oussama Lamlioui (Renaissance Berkane & Marok)
Fitues të mëparshëm të “Çmimit të Futbollistit Afrikan të Vitit” që kanë luajtur në Bundesligë ishin Ademola Lookman, Pierre-Emerick Aubameyang, Abédi Pelé dhe Sadio Mané.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



