Gjatë një vizite të Kryeministri Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në qendrën e vaksinimit në Vlorë, ministrja shpjegoi se duke nisur nga e hëna do të ulet fasha në 60 +, ndërkohë që nesër fillon dhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac.
“Në gjithë qarkun Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vetëm në Bashkinë Vlorë janë mbi 21 mijë. Vazhdon ritmi i vaksinimit edhe në qendra shëndetësore. Janë mbi 250 mijë vaksinime të kryera.Presim nga dita e hënë 7020 doza të vaksinës Pfizer në kuadër të kontratës. Gjithashtu dhe serinë tjetër të vaksinave nga kontrata që kemi me distrubutorin e autorizuar Sinovac”, tha Manastirliu.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 250.676 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.