Politike

Nga dezinformimi tek mandati i Olta Xhaçkës, mblidhet Konferenca e Kryetarëve  

Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot me kërkesë të Partisë Socialiste për të futur në axhendë parlamentare komisionin e posaçëm kundër dezinformimit.

Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, pritet të ngrejë edhe çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

PS ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar që synon të ndalojë ndërhyrjet e Rusisë në proceset demokratike të Bashkimit Europian dhe vendeve aleate, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Komisioni do të jetë i përbërë nga 13 anëtarë, ndërkohë që drejtimi i tij do të bëhet nga socialistët.

Sipas propozimit të PS, Komisioni fillimisht do të ketë një mandat 1-vjeçar dhe mandati i tij mund të zgjatet nëse do të vlerësohet e nevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë