Kombetarja

Nga Cungu te Bulku e Behari, FSHF emëron trajnerët e rinj te kombëtaret e moshave

Emra të rinj në stolat e ekipeve kombëtare të moshave, por edhe disa konfirmime. FSHF-ja ka zyrtarizuar drejtuesit e rinj të këtyre ekiepeve, ku tashmë janë emëruar Armando Cungu, Ervin Bulku, Ardi Behari, Ilias Haxhiraj dhe Agron Kërçova.

Në krye të Kombëtares U-21 qëndron Alban Bushi. Diçka e pritshme, pasi pak ditë më parë, pas hedhjes së shortit të kualifikueseve të reja, Bushi foli si trajner i Shpresave, edhe pse i kishte përfunduar kontrata. Kombëtaren U-20 tani e tutje do ta drejtojë Ilias Haxhiraj dhe ky është ndryshimi i parë.

Ardi Behari, kur drejtonte Flamurtarin. Gazeta Si, 4 shkurt 2021

Në stolin e Kombëtares U-19 do të ulet Armando Cungu dhe kjo është surpriza më e madhe në këto emërime. Trajneri i njohur shkodran, që më parë ka drejtuar Vllazninë, Laçin dhe Kukësin, tashmë merr drejtimin e një kombëtareje moshash. Ai zë vendin e mbetur bosh pas largimit të Nevil Dedes për te Tirana. Vlonjati Ardi Behari është një tjetër risi, ai është emëruar trajner i Kombëtares U-18.

Ervin Bulku, kur ishte pjesë e stafit të Kombëtares. Gazeta Si, 4 shkurt 2021

Ervin Bulku merr drejtimin e Kombëtares U-17. Ish-mesfushori deri tani ka qenë pjesë e stafit të Kombëtares A, një nga ndihmësit e Rejës, ndërsa tani bëhet trajner i parë tek U-17-a. Drejtimin e Kombëtares U-16 e merr Agron Kërçova, kurse Armand Dama konfirmohet në krye të U-15-ës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë