Motosport

Nga Budapesti në Spa, rinis dueli Hemilton-Vershtapen në titullin kampion

Dy gara në shtëpi për Maks Vershtapen (Spa në Belgjikë dhe Zandvort në Holandë që rikthehet në F1), pastaj Çmimi i Madh i Italisë në Monca. Pas gati një muaji ndërprerje, Botërori i Formulës 1 rikthehet me një renditje, – që pas garës së Hungarisë, ku fitoi Esteban Okon, – kryesohet nga Hemilton me 195 pikë, 8 më shumë se Vershtapen.

Gara e titullit është e hapur. Piloti holandez, që u rendit i 9-i në Hungari për shkak të incidentit në fillim të garës, synon fitoren e parë në pistën e Spa, ku Hemilton ka fituar 4 herë në karrierë. Suksesi i fundit i anglezit në këtë pistë është ai i 12 muajve më parë, 10 vite pas afirmimit të 2010-ës në timonin e McLaren.

Pista e Spa ne Belgjike. Gazeta Si, 25 gusht 2021

Në kërkim të një rezultati më të mirë është edhe Ferrari, që është në garë për vendin e 3-të për konstruktorët. Renditjen e kryeson Mercedesi me 303 pikë, më pas vjen Red Bull-i me 291 pikë. Skuderia italiane ka kapur McLaren në fillim të muajit në Hungaroring, në kuotën e 163 pikëve, falë vendit të tretë të Karlos Sainz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë