Futboll

Nga Brazili te Serbia, 9 skuadra të kualifikuara deri tani për në Katar 2022

Janë nëntë skuadrat e kualifikuara tashmë për në Botërorin e ardhshëm në Katar, që do të zhvillohet në dimër, nga data 22 nëntor deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

Skuadra e parë e kualifikuar është ajo e vendit organizator, Katari, ndërsa skuadrat e tjera përcaktohen nëpërmjet fazës kualifikuese në grupe në Afrikë, Azi, Europë, Amerikën e Veriut dhe Qendroree, si dhe në Amerikën e Jugut.

Serbia feston fitoren ndaj Portugalise, qe e çoi ne Boteror. Gazeta Si, 15 nentor 2021

Një raste më vete është Qqeania, ku ndeshjet nuk kanë nisur për shkak të pandemisë dhe duhet të zhvillohen në mars të 2022-shit pikërisht në Katar. Janë mësuar ndërkohë edhe emrat e tetë skuadrave të tjera, që e kanë siguruar biletën e Botërorit.

Në Europë janë kualifikuar deri tani si vende të para në grupet e tyre Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Serbia dhe Spanja. Në “Play-off” do të shkojnë Portugalia, Rusia, Skocia dhe Suedia. Në Amerikën e Jugut është kualifikuar tashmë Brazili, ndërsa në kontinentet e tjera ende kjo gjë nuk ka ndodhur me asnjë skuadër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë