Muzike

Nga Bono i U2, Madonna e Zucchero, këngëtarët ‘e penduar’ për këngët e tyre

Bëri bujë autokritika e fundit e frontmenit të grupit irlandez, por nuk janë të paktë artistët që distancohen nga “krijesat” e tyre.

Rasti Bono

Ka nga ata që krahasojnë këngët me fëmijët, është Fabrizio De André i cili dikur tha “kënga është një e dashur e vjetër me të cilën do të kaloja akoma me kënaqësi një pjesë të mirë të jetës sime” dhe më pas është Bono i U2, i cili, rrëfeu se nuk ndihej rehat të dëgjonte sërish zërin e tij, se nuk i pëlqente fare emri i grupit dhe gjithashtu ishte i zënë ngushtë nga shumë këngë të tij. Rrëfimet e tij bënë bujë. Edhe nëse, në të vërtetë, frontmeni i grupit irlandez, i ftuar në podkastin “Awards Chatter” të Hollywood Reporter, ka specifikuar se e konsideron këtë siklet diçka mjaft fiziologjike për një artist dhe të aftë për ta stimuluar atë për të bërë më mirë. Sido që të jetë, Bono është në shoqëri: nuk janë të paktë këngëtarët që distancohen nga krijesat e tyre, shpeshherë pikërisht nga hitet që publiku vazhdon të zhurmojë nëpër koncerte, falë kalimit të kohës, një maturim personal që i çon ata në ide të reja, duke lënë pas ato tekste.

Madonna, “Like a Virgin”

Ky është rasti i Madonna-s, e cila duke menduar për hitet e saj të para shprehet: “Nëse jam në makinë ose shkoj në një restorant, nëse jam jashtë dhe rreth e rrotull dhe dëgjoj këngën time duke filluar, unë them ‘uf’, ndoshta sepse tashmë më është dashur ta dëgjoj pesë miliardë herë”, është shprehur ajo. Mbi të gjitha, “Like a Virgin”, një këngë ikonë e vitit 1984, e ripunuar shpesh Live në versione të ndryshme nga origjinali, për të cilin ajo dikur tha: “Nuk e di nëse do të mund ta këndoj përsëri, përveç nëse dikush më paguan 30 milionë dollarë”.

Elton John, “Crocodile Rock”

Elton John, 74 vjeç, jep dorëheqjen kur bëhet fjalë për të ripropozuar këngën “Crocodile Rock” gjatë koncerteve, edhe pse nuk e duron dot më, sepse e di që “publiku e do atë”.

Katy Perry, “I Kissed a Girl”

Nga ana tjetër, Katy Perry do të ndryshonte disa pasazhe të “I Kissed a Girl”, këngë që ajo lançoi në vitin 2008. Ajo tanimë shprehet: “Gjërat kanë ndryshuar shumë vitet e fundit, kemi bërë një rrugë të gjatë – u justifikua ajo. Në atë kohë nuk flitej për biseksualitet”.

Liam Gallagher, “Wonderwall”

Nëse Robert Plant e urren të këndojë “Stairway to Heaven” të Led Zeppelin sepse “i përket një periudhe tjetër”, nga ana e tij Liam Gallagher, sa herë që këndohet “Wonderwall” nga Oasis, ai nuk do ta dëgjojë.

Francesco Guccini, “L’Avvelenata”

Francesco Guccini e konsideron “L’Avvelenata”-n “një këngë minore” në repertorin e tij: “Më ka lodhur, kam shkruar këngë më të mira”, ka deklaruar ai, edhe pse është i vetëdijshëm se fansat e tij nuk janë fare të lodhur.

Roberto Vecchioni, “Samarcanda”

Roberto Vecchioni rimendon domethënien e “Samarkand”, një këngë që në vitin 1977 ia kushtoi publikut të gjerë dhe sot nuk do ta shkruante më. Ai flet për pamundësinë e arratisjes nga fati, por “ndërkohë kam ndërruar mendje, – tha kantautori në një intervistë për Corriere. Ne jemi ata që ndërtojmë fatin tonë”.

Zucchero, “Donne”

Dhe së fundi është Zucchero, i cili i tha mjaft “Donne”-së gjatë koncerteve për një detaj shumë specifik: “Ka një tekst të bukur, por nuk më pëlqen të këndoj “du du du”. Kam menduar mijëra herë për ta bërë atë, por pastaj gjithmonë ngec”.

Bëri bujë autokritika e fundit e frontmenit të grupit irlandez, por nuk janë të paktë artistët që distancohen nga “krijesat” e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë