Politike

Nga Berisha te Meta, Grupi i PD zbardh takimet në Strasburg: I informuam për situatën e rëndë të demokracisë

Nga Gazeta ‘Si’ – Grupi Parlamentar i PD ka zbardhur takimet me eurodeputetët në Parlamentin Evropian. Në emër të grupit, Albana Vokshi në një deklaratë nga Strasburgu u shpreh se i kanë informuar ndërkombëtarët për realitetin në Shqipëri.

Ajo u ndal në arrestin e Sali Berishës, burgosjen e Ervin Salianjit dhe së fundmi arrestimin e Ilir Metës.

Po ashtu, Albana Vokshi u shpreh se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore që të detyrojnë qeverinë për të gjetur zgjidhje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kemi takuar pa dallim të gjithë grupet politike në PE dhe i kemi informuar për situatën e rënduar të demokracisë në Shqipëri, përtej asaj fasadës së propagandës.

U ndalëm tek shkelja e Kushtetutës, pra praktikisht ka rënë rendi kushtetues në Shqipëri, mos organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që kur në pushtet erdhi qeveria e kryesuar nga Rama, për korrupsionin galopont, si dhe përdorimi i drejtësisë politikisht për të sulmuar e persekutuar opozitën.

U ndalëm në sulmin e paprecedentë me qëllimin e vetëm  shkatërrimin e opozitës para zgjedhjeve parlamentare. Ne informuam të gjithë miqtë tanë në lidhje me lidershipin e opozitës të të gjitha partive të opozitës që është ose në arrest shtëpiak, ose në arrest me burg ose kërcënohet me çështje të ndryshme në gjykata.

Përmendëm dhe informuam në lidhje me arrestimin politik të Sali Berishës dhe për kolegun tonë Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg sepse guxoi të denoncoi ish ministrin e Brendshëm. Informuam edhe rreth rrëmbimit në mes të ditës të ish presidentit Ilir Meta.

Do të përdorim të gjitha mjetet ligjore në PE dhe KiE për të ngritur të gjitha shqetësimet si dhe për te gjetur mjete të ndryshme për të detyruar qeverinë që të jepen zgjidhje ligjore për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë