Biznes

Nga automjetet te veshjet dhe luksi, koronavirusi po godet çdo sektor

Epidemia e koronavirusit e shfaqur në fund të 2019-ës në Kinë, në qytetin industrial të Wuhan, po ka pasoja të rënda në ekonoinë globale dhe në ndërmarrjet e të gjithë botës, që nga pikëpamja e rezultateve financiare, deri tek prodhimi. Ja pasojat sektor për sektor:

Sektori automobilistik

Suzuki: po përgatitet të furnizohet me pajisje për makina jashtë Kinës.

Volkswagen: ka shtyrë rinisjen e prodhimit në pjesën më të madhe të fabrikave kineze që ka në bashkëpunim me Saic Motor e do të mbajë të mbyllur fabrikën e Tianjin që ka në bashkëpunim me Faë Group deri në 17 shkurt.

Tesla: qendra e saj në Shanghai, e mbyllur duke nisur që nga festimet për Vitin e Ri kinez, ka rinisur prodhimin në 10 shkurt.

Renault: filiali koreanojugor Rsm ka ndërprerë prodhimin në fabrikën e Busan për katër ditë duke nisur nga 11 shkurti për shkak të për shkak të ndërprerjeve në zinxhirin e furnizimit në Kinë.

Toyota: prodhimi në të gjitha fabrikat kineze të prodhimit, e ndërprerë në 9 shkurt, mbetet i ndërprerë deri në 16 shkurt.
Hyundai: ka ndërprerë prodhimin në Korenë e Jugut për shkak të ndërprerjes së furnizimeve të pjesëve.

Kia: ka ndërprerë pjesë të prodhimit në Korenë e Jugut për shkak të mungesës së furnizimit nga Kina.

Elektronikë

Apple: sa vjen e shtohet numri numri i dyqaneve të mbyllura në Kinë, edhe pse kompania po punon për të hapur zyra dhe qendra kontaktir. Për tremujroin e marsit, duke marrë parasysh pasigurinë, ka siguruar një gamë më të gjerë se zakonisht të perspektivave të të ardhurave.

Foxconn: furnizuesi i Apple ka rihapur degët e saj dhe shpreson të rifillojë gjysmën e prodhimit të tij në Kinë deri në fund të muajit. Ai adaptoi disa nga linjat e tij për të prodhuar maska dhe veshje mjekësore.

Samsung: zgjati mbylljen për disa fabrika në përputhje me udhëzimet e qeverisë kineze.
Sony: ka rritur perspektivat e saj vjetore të fitimit.

Sektori i Luksit

Burberry: ka mbyllur 24 prej 64 dyqaneve në Kinë, ata që kanë mbetur të hapur kanë orar të reduktuar sepse fluksi i klientëve ka rënë me 80%.

Ralph Lauren : ka mbyllur gati gjysmën e 110 dyqaneve që ka në Kinë.

Tiffany: ka mbyllur shumë dyqane në Kinë.

Capri Holdings: kompania që zotëron markat Versace, Jimmy Choo dhe Michael Kors ka njoftuar mbylljen e 150 dyqaneve në Kinë. Ai u bëri me dije investitorëve se pret që koronavirusi të shkurtojë të ardhurat me 100 milion dollarë këtë tremujor.

Kering: pronari i Guçi ka mbyllur përkohësisht gjysmën e dyqaneve në Kinë dhe ka pezulluar çeljet e reja dhe fushatat reklamuese.

Pvh: shumica e dyqaneve Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger në Kinë janë mbyllur.

Sektori i veshjeve

H&M: ka mbyllur 334 nga 520 dyqanet e saj.

Nike: ka mbyllur gjysmën e dyqaneve në Kinë, ato që mbeten të hapura funksionojnë me kohë të pjesshme. Për kompaninë amerikane, 18% e të ardhurave të saj janë kineze.

Adidas: mbylli një numër të konsiderueshëm të dyqaneve në Kinë.

Sektori ushqimor

McDonald's: ka mbyllur 300 dyqane në Kinë.

Starbucks: ka mbyllur gjysmën e afro 4,300 dyqaneve në Kinë.

Sektori i produkteve për shtëpi

Ikea: ka mbyllur të gjithë 30 dyqanet në Kinë.

Industri

ConocoPhillips: pret që rritja e kërkesës për naftë të bjerë midis 100,000 dhe 200,000 fuçi në ditë këtë vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë