Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke nisur nga aksidentet te dhuna në familje.
Policia thotë se është arrestuar shtetasi E. B., 41 vjeç, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin në pronësi të tij, zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe fisha pokeri.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua shtetasi A. D., 52 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke dalë jashtë banesës.
35-vjeçari me inicialet A. Ç., 35 vjeç, u vu në pranga, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. P., 29 vjeç, pasi në rrugën “Bulevardi Migjeni”, ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale E. S, 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




