Politike

Nga 3 marsi, pensionistët mund të tërheqin bonusin e pranverës. 5 deri në 10 mijë lekë shpërblim

Nga Gazeta ‘SI’ – Nga e hëna e 3 marsit, do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët.

Në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi se 730 mijë pensionistë brenda dhe jashtë vendit do të mund të tërheqin bonusin e tyre. Përfitues janë edhe qytetarët që marrin ndihmë ekonomike, sociale apo shëndetësore.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruhej në postimin e Ramës.

Sipas vendimit, çdo pensionist që merr më shumë se 20 mijë lekë pension, të reja, do të marrë një bonus prej 5 mijë lekësh, ndërsa ata që marrin më pak se 20, do të përfitojnë 10 mijë lekë.

Opozita ka akuzuar qeverinë për politizim të pensioneve, duke shpërndarë bonuse pak javë para zgjedhjeve, me qëllim ndikimin në elektorat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë