Sociale

Nga 15 shtatori kush shkon në Austri pa vaksinë duhet të karantinohet

Nga data 15 shtator të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Austrisë dhe nuk janë të vaksinuar apo nuk kanë imunitet kundër Covid-19 duhet të karantinohen.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme se të gjithë udhëtarët e pavaksinuar mund të hyjnë në Austri, duke u regjistruar paraprakisht ndërsa me vete duhet të kenë një test anti-COVID.

Me të mbërritur në Austri duhet të karantinohen për 10 ditë me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh vetëm në rast se paraqesin një test negativ.

 Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

  • Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;
  • Forca humanitare;
  • Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;
  • Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë