Politike

Fund prilli apo maji për vendoret? “Beteja” për datën, Begaj nis takimet me Metën, “njeh” edhe Berishën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi që me mengjes takimet me partitë politike si pjesë e nje procesi konsultimesh për caktimin e datës së zgjedhjeve te ardhshme lokale ashtu siç ia kërkon edhe Kodi Zgjedhor.  

Në bazë të Kodit Zgjedhor zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen brenda periudhës që shtrihet nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.

Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat  15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.

Për efekt të caktimit të datës së zgjedhjeve, kohëzgjatja e mandatit të organeve të qeverisjes vendore përllogaritet deri në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Që do të thote se të dy periudhat kohore janë pak e shumë në “tave”.

Merr rëndësi qendrimi qe do të mbajnë partitë kryesore në vend aty ku do te paracaktohen edhe shume kalkulime se sa gati janë partitë dhe cila periudhë iu leverdis me shumë politikisht.

Ajo që duket interesante është edhe fakti se Begaj i ka filluar takimet me Oerd Bylykbashin i zgjedhur nënkryetar i PD, me drejtues Sali Berishen, per të lënë një tjeter takim me kreun e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ditën e nesërme.

Për qëndrimin e PS-se, sa duket Begaj është njohur permes takimit qe ai zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, edhe pse të enjte pritet që të takoje edhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Pavaresisht kakofonise se datave, burime paraprake bejne me dije se koha me e afert do te jete ajo e fund prillit edhe pse gjate takimeve me shume aktorë eshte hedhur edhe mundesia e 15 majit nje kohe kjo per ti dhene hapesire reformes zgjedhore.

Një takim të tillë të martën në mesditë zhvilloi edhe kryetari i PL-së, Ilir Meta. Meta nuk dha një datë konkrete kur u pyet nga media por tha se ato duhet të mbahen sa më shpejt duke lënë të kuptohet se se për PL ato duhet të mbahen në Prill si koha me e afërt për zgjedhjet.  

“Ishte një kënaqësi që të takohesha më Presidentin me kërkesën e tij sot për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im shumë i qartë sa më parë të shpallet kjo datë në respekt të gjithë afateve kushtetuese e ligjore.

E besoj se kështu do të ndodhë sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste në pushtetin vendor nga ky shpërdorim i taksave të tyre, hapësirave, e gjithcka që ka ardhur nga degradimi i një pushteti monist vendor.

Rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në këshilla bashkiakë do japë kontribut për forcimin e llogaridhënies.

Data konkrete i takon vetë Presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë është e rëndësishme. Ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar aktorët. Data të dihet sa më parë e KQZ të ndërmarrë veprimet e saj”, tha Meta

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë