Ditën e hënë të 12 korrikut do të nisin lundrimet e turistëve nga Porti i Korfuzit për në Sarandë, kështu u shpreh Hatixhe Ismaili, specialiste në portin e Sarandës.
Pa u qartësuar arsyeja se pse anijet që ikin nga Saranda në Korfuz kthehen bosh, bëhet e ditur se anijet nga Saranda i drejtohen portit grek me rreth 30-40 persona, numër shumë i vogël, kur edhe vetë kapaciteti i anijeve është i reduktuar në 80%.
Nga Saranda në Korfuz lëviz vetëm një anije, për shkak të numrit të vogël të udhëtarëve.
Gjatë fundjavës, ministrja Denaj njoftoi se lundrimit do të nisnin me kapacitet të plotë nga Saranda për në Korfuz, por jo e anasjellta.
Sipas ministres, hapja do të jetë me kapacitet të plotë të trageteve qe transportojnë udhëtarët dhe se do të jetë një faktor pozitiv për sezonin turistik 2021.
Porti i Sarandës u hap në fillim të korrikut pas 15 muajve të mbyllura jo funksionale gjatë pandemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.