Bota

Nga 1 qershori, Kopenhagen ndalon qarkullimin e makinave gjatë natës

Nga 1 qershori do të ndalohet qarkullimi gjatë natës në disa rrugë në qendër të Kopenhagës për të garantuar rendin, njoftoi policia lokale.

Këto rrugë janë pjesë e zonës së ashtuquajtur “jeta e natës”, e vendosur në lagjet e gjalla të Kopenhagës, ku ka një mbikëqyrje të shtuar të policisë.

“Shoferët parakalojnë me makina në atë zonë, janë të zhurmshëm, dëgjojnë muzikë me zë të lartë, u bërtasin kalimtarëve, në përgjithësi krijojnë pasiguri dhe i vënë njerëzit në rrezik”, deklaroi policia dhe shtoi se ndalimi i drejtimit të automjetit do të parandalojë situata të tilla.

Për këdo që e shkel këtë rregull, do të vendosen gjoba prej 403 euro. Rregulli i ri ndalon vozitjen cdo ditë nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë