Sociale

Nga 1 qershori hiqen maskat në rrugë, ndalim qarkullimi nis në 23.00

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi lehtësimin e masave të vendosura për ndalimin e  përhapjes së infeksionit Sars-Cov-2.  Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar se komiteti ka vendosur një kalendar për lehtësimin e masave i cili vijon:

Nga 1 qershori:

• Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi sociale si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.

• Ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 qershori:

 • Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të IShP.

Nga 1 korriku:

• Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit të IShP.

•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Më tej Rakacolli shpjegoi se lehtësimi i masave vjen pas situatës së qëndrueshme për sa i përket infektimeve dhe fataliteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë