Ka ndodhur

Nga 1 maji, lëvizja drejt Rinasit do të bëhet me një sens

Gazeta Si – Duke filluar nga data 1 maj e këtij viti, të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit, duhet të ndjekin udhëzimet e reja të ARRSH-së.

Kështu, është vendosur që për një afat të pacaktuar, lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë