Gazeta Si – Lajmi ishte i ditur ptej kohësh, ‘Fair Play’ financiar do të ndryshojë nga 1 korriku 2022. Po si? Detaje të disa prej rregullave të reja i zbulon “New York Times”.
Për “salary cap” nuk është gjetur një mënyrë, që të miratohej nga të gjitha palët e përfshira. Në mënyrë radikale do të ndryshojnë parametrat, që do të bazohen te të ardhurat dhe kostot, – grupi i lojtarëve, kartonët, rrogat, komisionet e agjentëve. – Dhe shpensimet e një klubi nuk mund ta kalojnë masën 70% të të ardhurave. Me versionin e vjetër, klubet ndaloheshin të shpenzonin më shumë se sa arkëtonin, tani duhet të kenë më shumë kujdes, sidomos për borxhet.

Ky nuk është një lajm i mirë veçanërisht për klubet italiane, duke ditur situatën e komplikuar që ata kanë me detyrimet e prapambetura. Për ta bërë më pak të dhimbshme kalimin nga rregullat e vjetra te të rejat, për 3 sezone kostot e personelit mund të shkojnë deri në 90% të të ardhurave. Disa klube të veçantë, që kohët e fundit nuk i kanë shkelur rregullat, mund të kenë një bonus prej 10 milionë dollarësh.
Edhe sanksionet do të jetnë ndryshe nga më parë. Do të kalohet për herë të parë nga gjobat dhe kërcënimet për përjashtim, te zbritja në një kompeticion të UEFA-s inferior. Për shembull, nga Liga e Kampionëve në Ligën e Europës dhe në Ligën e Konferencës. Për të evituar të ardhurat e fryra, do të vlerësohen me kujdes sponsorizimet e fryra, apo ato fiktive, që vijnë nga kompani që kanë lidhje me klubin (siç kanë qenë rastet e PSG-së dhe Sitit).
Rregullat e reja pritet që të miratohen më 7 prill, pas votimit në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




