Nga Gazeta ‘Si’- Gazetari i njohur i New York Times, Kenneth P. Vogel, ka mohuar akuzat e Sali Berishës, i cili pretendoi se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për artikullin mbi punësimin e Chris LaCivita nga Partia Demokratike.
Në një postim në rrjetin X, Vogel e cilësoi këtë pretendim të pabazë, duke theksuar se as ai dhe as gazeta nuk janë paguar për këtë raportim.

“Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në New York Times kundër meje.
Kjo i është kthyer në boomerang, pasi dje njëri nga dy strategët e rikthimit më madhështor të Donald Trump deklaroi për ‘New York Times’ se në Shqipëri ka ardhur për të vazhduar punën e Trump, për ta bërë Shqipërinë të madhe përsëri, dhe se Edi Rama është një kukull e George Soros. Karma është ashtu siç e do ai vetë,” tha ai dje, duke iu referuar intervistës së fundit të Chris LaCivita në NYT.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




