Bota

New York Times: Projekti i dhëndrit të Trump në Serbi përfshihet në skandal. Autoritetet serbe falsifikuan dokumentet

Projekti 500 milion dollarësh i familjes Trump në Serbi, që është projektuar të ndërtohet në një godinë dikur të bombarduar nga NATO, po përballet me disa ngërçe.

Një dokument me rëndësi mbi të cilin qeveria serbe është mbështetur për të zbatuar këtë marrëveshje është falsifikuar. Kështu thanë zyrtarët për “NYTimes”.

Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump, dhe partnerët e tij të biznesit planifikojnë të ndërtojnë një kompleks luksoz në vendin e  boshatisur prej kohësh. Kreu i agjencisë serbe, i ngarkuar me mbrojtjen e monumenteve kulturore pranoi para autoriteteve se kishte falsifikuar një dokument qeveritar që lejonte shembjen e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes së Jugosllavisë në Beograd për ta zëvendësuar me hotelin që do ndërtojë Kushner.

Projekti fitoi miratimin paraprak nga qeveria serbe vitin e kaluar, madje edhe para se qeveria të ndërmerrte veprime zyrtare për të revokuar statusin e mbrojtur historik të ish-kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili u dëmtua rëndë gjatë një fushate bombardimi të vitit 1999 nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Zyrtarët e qeverisë serbe thonë se kreu i agjencisë, Goran Vasiç sajoi një opinion eksperti për të justifikuar vendimin e qeverisë për t’i hequr godinës statusin e trashëgimisë kulturore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë