Bota

‘New York Times’: Biden mund të tërhiqet nga gara. Reagon Shtëpia e Bardhë

Joe Biden mund të tërhiqet nga gara presidenciale përballë Donald Trump pas performancës së dobët në debat.

Kështu shkruan “New York Times” duke cituar një burim të afërt me presidentin.

Miqtë dhe armiqtë, sipas NYT, e kanë këshilluar Biden për këtë.

Biden u tha mbështetësve në një aktivitet të fushatës në Virxhinia të martën: “Vendosa të udhëtoj nëpër botë disa herë, duke kaluar rreth 100 zona kohore”.

Ai shtoi se nuk e dëgjoi stafin e tij, u kthye dhe gati ra në gjumë në skenë.

“Ky nuk është justifikim, por është një shpjegim”, shtoi ai ndërsa pranoi: “Nuk e kam kaluar natën time më të mirë”.

Shtëpia e Bardhë reagoi pas këtij lajmi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates mohoi që diçka e tillë të jetë e vërtetë, duke akuzuar “New York Times” se nuk ka pyetur palën për të cilën është shkruar lajmi.

“Ky pretendim është absolutisht i rremë. Nëse ‘Neë York’ Times do të na kishte dhënë më shumë se 7 minuta për të komentuar, ne do t’ia kishim thënë këtë”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë në platformën “X”.

Në shkrim, “New York Times” citonte një burim anonim që deklaronte për Biden: “Ai e di se nëse ka dy ngjarje të tjera si kjo, ne jemi në një vend tjetër”, duke iu referuar debatit presidencial të javës së kaluar në të cilin Biden zhgënjeu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë