Kosova

Nevoja për tu ringritur, PDK zgjedh kryesinë e re

Partia Demokratike e Kosovës pritet ta mbledhë Këshillin Drejtues, ku do të zgjidhet përbërja e re e Kryesisë së kësaj partie.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar vetë anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi.

Gjoshi ka thënë që kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka punuar vazhdimisht qe disa ditë që të krijojë kryesinë e re.

“Të enjten është thirrur Këshilli Drejtues, ku do të zgjidhet kryesia e re. Qe disa ditë ka punuar vazhdimisht kryetari i partisë për të krijuar kryesinë, e cila është kërkesë e votuesve dhe e qytetarëve të Kosovës, që do ta çojë përpara PDK-në”, tha ai për “Zërin”.

Ndërkaq, ai ka theksuar se PDK-ja tashmë i ka kryer të gjitha përgatitjet në organizimin e mbajtjes së mbledhjes së KD-së të partisë, ku pritet t’i jepet besim përbërjes së re të Kryesisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë