Futboll

Neuer “ngre zërin” kundër Bayern, ndërpriten bisedimet për rinovimin e kontratës

Më shumë se një tratativë po merr formën e një sherri. Manuel Neuer dhe Bayern Mynih po kërkojnë një marrëveshje për rinovimin e kontratës së portierit gjerman, në skadencë në 2021. Në ditët e fundit në media kanë dalë disa detaje të veçanta të negociatave, gjë që e ka bezdisur Neuer: “Jam i irrituar – ka shpjeguar ai për Bild am Sonntag. Në të kaluarën nuk ndodhte kështu, ndërsa tani dalin vazhdimisht detaje të bisedave tona në media e shpesh janë edhe të gabuara. Nuk është stili i Bayern”. Në veçanti ai e ka me teorinë sipas të cilës kërkon zgjatje 5 vjeçare.

Që kur Bayern zyrtarizoi blerjen e 23 vjeçarit Alexander Nübel nga Schalke (me parametër zero), tensioni mes Neuer dhe klubit është shtuar gjithnjë e më shumë dhe tratativa për rinovimin nuk po e përmirëson situatën: “Për mua është gjithnjë e rëndësishme të kesh një raport besimi me drejtuesit, unë kundrejt klubit sillem me ndershmëri, si lojtar dhe kapiten – ka vazhduar Neuer –. Tani duket se disa gjëra bëhen në mënyrë të koordinuar dhe kjo bie mbi vlerësimi.”. Kapiteni bavarez ka dashur të sqarojë qëndrimin në lidhje me rinovimin: “E kam të qartë se nuk mund të kërkoj një kontratë 5 vjeçare. Jam 34 vjeç as unë nuk mund ta di si do jem 39, për këtë detajet e publikuara e që duken të sugjeruara, nuk kanë kuptim”.

Portieri gjerman ka te Flick, trajnerin aktual të Bayern, i cili kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re me bavarezët, një aleat i rëndësishëm: “Rinovimi i tij ishte një shenjë e mirë – shpjegoi Neuer -. Hansi është një trajner i shkëlqyer. Mënyra sesi i trajton lojtarët, mënyra se si ne luajmë me të, atmosfera që ai krijoi të jep siguri për të ardhmen. Për sa i përket Nübel, që në planet e klubit do të bëhet pasuesi i tij, Neuer nuk e sheh veten fare në garë: “Blerja e tij për mua nuk është problem, ai është një portier i mirë nuk ka dyshime. Në këndvështrimin e të ardhmes e kuptoj goditjen, edhe pse me Ulreich e kishim një portier të dytë fantastik, që do të ishte titullar në shumë skuadra”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë